Arrestimet për terrorizëm, Prokuroria vazhdon hetimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-22

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia ka lënë të lirë mbi 100 persona të shoqëruar, të cilët dyshohet se kanë pasur kontakt me të arrestuarit për lidhje me elementët terroristë të ISIS. Mes të shoqëruarve kishte shumë prej tyre të cilët ishin kthyer nga Siria. Një ditë më parë policia arrestoi në Pogradec Ervin Dukën pasi kishte informacione se mbante armë në shtëpi. 29-vjecari, i cili dyshohet se ka qenë luftëtar në radhët e Shtetit Islamik u kthye në atdhe, pasi u plagos, ndërsa gjatë kontrollit policia i gjeti një kallëp tritoli dhe disa fishekë. Burime pranë organit të akuzës thanë se të shoqëruarit kanë qenë të gjithë persona, të cilët janë kthyer nga Siria ndonëse shumë prej tyre pretendojnë se nuk kanë qenë atje. Për disa prej tyre organi akuzës ka sekuestruar dhe aparate celularë pas dyshimeve se kanë pasur kontakt me 4 të arrestuarit të fundjavës së kaluar dhe 9 te dënuarit e grupit të parë të xhihadistëve. Nga ana tjetër Prokuroria Shqiptare mësohet të ketë kërkuar informacion dhe nga Kosova për lidhjet e mundshme mes grupeve, pasi nga hetimet mësohet se disa prej të shoqëruarve kishin lidhje me grupin e 11 të arrestuarve në Kosovë. Ndonëse nuk ka ende prova të forta në përfshirjen e ndonjë atentatit të mundshëm në Shqipëri prokuroria ka gjetur disa emaile ku flitej për organizime të tyre. Prej disa ditësh policia është në alarm pas një informacioni të zbardhur nga shërbimet sekrete izraelite, të cilat njoftuan se po bëheshin gati tentativa për të kryer akte terroriste në Shkodër gjatë zhvillimit të ceremonisë së lumturimit të 38 martirëve të kishës katolike ose gjatë ndeshjes së kombëtare te futbollit Shqipëri-Izrael.

Share This Video


Download

  
Report form