http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari demokrat Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë Rama për korrupsion në rafinerinë e Ballshit. Gjatë një takimi me strukturat e PD-së në Mallakastër dhe Patos lideri i opozitës tha se Rama dhe miqtë e tij nxjerrin miliona euro në muaj nga nafta, ndërsa naftëtarët marrin paga qesharake dhe punojnë pa minimumin e sigurisë teknike, çka sipas tij u pa edhe në ngjarjen e fundit ku humbi jetën një person e të tjerë mbetën të plagosur.?Sa është fitimi i rafinerisë?! 30 milionë euro në muaj është xhiroja, minimalisht 10 milionë euro në muaj është fitimi, pjesëtojeni për 5 mijë naftëtarë. Sikur ky fitim ti shkonte i gjithi naftëtarëve, bëhet fjalë për 2 mijë euro për naftëtarë, domethënë 2.6 milionë lekë të vjetra për naftëtar. Por naftëtarët kanë rroga minimale dhe pasiguri për nesër. Në vend që të kemi 5 mijë naftëtarë me një rrogë, me një pagë dinjitoze, nuk po them 2 milionë e 600 mijë, por të paktën 500 apo 600 mijë lekë, kemi Beson me një grusht njerëzish që fusin në xhepat e tyre 10 milionë euro në muaj dhe i ndajnë me Edi Ramën, me Damian Gjiknurin, me Arben Ahmetajn me shokë?.Ndaj tha Basha, beteja e opozitës është rrëzimi i klike të korruptuar dhe të inkriminuar.?Ne jemi sot në një vend ku qeveria ekziston vetëm për të zhvatur pasurinë e vendit, ku Kryeministri ekziston vetëm për tu pasuruar dhe për të pasur sa më shumë pushtet. Për këtë arsye buxheti i shtetit masakrohet me tendera, koncesione, privatizime, shpenzime të cilat nuk shkojnë në mirëqenien e qytetarëve. Aleanca me krimin ka bërë të mundur që Kryeministri ti gëzohet qindra miliona eurove, dollarëve, lekëve të drogës. Beteja që kemi përballë është përmbysja e një sistemi, e një klike të korruptuar dhe të inkriminuar e cila ka në lojë miliardat e buxhetit dhe miliardat e krimit, dhe do ti mbrojë ato me çdo kusht e me çdo çmim?.Sipas kreut të PD-së në përballjen me qeverinë e korruptuar nuk është vetëm opozita, por rreth saj është bashkuar shumica dërrmuese e shqiptarëve.