TIRANE - Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, i dorëhequr në përfundim të mandatit, Ardian Nuni rezulton se është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.
Kallëzimi penal ndaj Nunit është bërë nga shtetasi Aleko Afezolli, i cili pretendon se Nuni në bashkëpunim me kancelarin e gjykatës ka marrë procesin e gjykimit të Afezollit në këtë gjykatë dhe pse më parë ishte caktuar gjyqtari Artan Boci.
Ky kallëzim i Aleko Afezollit është verifikuar e hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më 3 mars 2016 është vendosur që hetimi të pushohet, pasi sipas prokurorisë fakti i pretenduar nga kallëzuesi nuk përbën vepër penale.