Protesta kundër impiantit të mbetjeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e disa fshatrave të Fierit që preken nga ndërtimi i impiantit te përpunimit te mbetjeve, kanë protestuar këtë të premte përballë godinës së bashkisë, ku kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit që lejon ndërtimin e landfillit. Banorët u shprehen se e duan qytetin të pastër, pasi për ta ?Mbyeti është Fieri?. ?Për shtëpinë tonë vendosim vetë. Duam Fierin e pastër, është borxh që i kemi fëmijëve tanë?- u shprehën banorët.Pak ditë më parë, banorët e fshatit Mbyetit i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Fierit që t?i bashkohen protestës së tyre. Ata kërcënuan me vetëflijim, në rast se ndërtohet impianti i mbetjeve.?Do bëjmë gjithçka për shfuqizimin e këtij vendimi. Do vetëflijohemi, plehrat të mos vijnë në zonën tonë?, u shprehën banorët në protestën e mëparshme.Projekti për ndërtimin e impiantit përpunues të mbetjeve urbane të qarkut Fier në zonën e Mbyetit është pezulluar, pas qëndrimit të specialistëve të kompanive fituese të cilët theksojnë se terreni nuk i plotëson te gjitha kushtet.

Share This Video


Download

  
Report form