Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër skandal ka prekur qendrat e përkujdesit në Shkodër. Pas një hetimi dy javor prokuroria ka zbuluar se pacientët me sëmundje të shëndetit mendor kanë qenë objekt abuzimesh seksuale dhe dhune të vazhdueshme fizike.
Për më tepër hetimet treguan se tre prej pacienteve me probleme mendore kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Pas hetimeve policia arrestoi drejtoren e Qendrës Zhvillimit Social Juliana Cepi dhe një infermiere Aida Ymeraj.
Hetimet 2 javore të prokurorisë kanë rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor është ushtruar dhunë sistematike.
Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se tre femra në moshë madhore, paciente në këtë Qendër, kanë qenë shtatëzanë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tjeter-skandal-tre-femra-me-probleme-mendore-paten-abort-te-jashteligjshem/