RTV Ora - Përplasje dhe zjarr në Qendrën e Votimit, 5 të arrestuar në Shkodër

Ora News Lajme 2019-06-21

Views 1

#rtvora
Pesë persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, dy prej të cilëve policë bashkiak dhe njëri specialist në zyrën e bujqësisë.

Alfred Nikolli dhe Gentjan Bytyçi janë punonjës të policisë bashkiake, kurse specialisti i bujqësisë është Adi Garuci.

Po ashtu janë arrestuar edhe dy qytetarë, Aleks Ndoj dhe Orlando Thepi, ndërsa janë shpallur në kërkim 14 dhe janë proceduar 2 të tjerë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Shoqërimi i tyre u bë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku u sulmua KZAZ dhe iu vu flaka klasës ku ndodheshin materialet zgjedhore.

"Disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën ?Shejnaze Juka" në lagjen ?Kongresi i Përmetit? Shkodër dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë", thuhet në njoftimin e policisë.

Akuzat për të arrestuarit

Personat akuzohen për veprat penale ?Shkatërrimi i pronës me zjarr?, ?Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore?, ?Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit publik?, ?Goditja për shkak të detyrës?, ?Kanosja për shkak të detyrës? dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë së Rendit publik?.

Mbrëmjen e djeshme qytetarët të shumtë dhe mbështetës të opozitës shkelmuan portën kryesore të shkollës së mesme ?Shejnaze Juka?, dhe i vunë zjarrin njërës prej klasave, menjeherë sapo mberritën në këtë qender, duke e zënë deri diku të papërgatitur policinë.

Përplasja zgjati 30 minuta

Më shumë se 30 minuta zgjati kjo përplasje, ndërsa u thyen edhe xhamat e disa klasave, si dhe një pjesë e qytetarëve arritën të hyjnë brenda mjediseve të shkollës.

U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të shuar zjarrin në klasë. Ndërkohë ish-deputeti, Bardh Spahia, tha se përplasja do të vijojë përballë qeverisë së krimit dhe të zbuluar haptazi nga skandalet për lidhjet e saj me bandat që tjetërsuan dhe blenë votat e shqiptarëve.

Megjithëse qytetarët u nisën sërish tek KZAZ 2 te Pallati i Sportit, ata u shpërndanë pa kryer ndonjë incident apo përplasje tjetër.

Policia nga ana e saj ka kryer filmime gjatë përplasjes dhe me gjasa pritet që në orët në vijim të lëshojë urdhër arreste apo procedime.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perplasje-dhe-zjarr-ne-kzaz-5-te-ndaluar-ne-shkoder
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS