Këndi i lojrave për fëmijë tek liqeni artificial inaugurohet sot dhe përpara nisjes së ceremonisë atmosfera ka qenë entuziaste nga ana e fëmijëve dhe prindërve të tyre.
Qindra fëmijë kanë mbërritur tek këndi i lojrave për ta shijuar atë duke festuar kështu në mënyrën më të mirë të mundshme 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Ky kënd, që nisi të ndërtohej nga Bashkia e Tiranës do të jetë falas për të gjithë fëmijët, ndërkohë që do të menaxhohet nga Agjencia e Rekreacionit.