Report TV - Këndi i lojrave, shoqëria civile marshim, mbjell pemë te liqeni

Report TV 2016-02-28

Views 1

Aktivistë të Shoqërisë Civile u rikthyen sërish këtë të diel te Parku i Liqenit për të protestuar kundër projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë aty. Me fidanë dhe lule në duar si dhe me pankarta ku shkruhej ?Mbro Parkun e Liqenit, të mbjellim pemë në vend të betonit!?, marshimi i protestës nisi nga parku ?Rinia? për të përfunduar te Parku i Liqenit, në vendin e planifikuar për tu ndërtuar këndi i lojërave.

Protesta nuk pati incidente, ndërsa forcat e policisë nuk penguan futjen e aktivistëve në kantier ku ata mbollën 150 fidanë. Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile i përsëritën apelin Bashkisë së Tiranës, për ndryshimin e projektit.

Shoqëria Civile akuzoi Bashkinë e Tiranës edhe për dëmet e shkaktuara në Park prej punimeve për këndin e lojërave. Sipas aktivistit, Ervin Goçi, janë prerë të paktën 15 pemë.

"I presim qytetarët tek liqeni për këtë marshim paqësorë dhe mbjelljen e pemëve tek parku i liqenit se deri me tani jane prere te pakten 15 peme nga punimet"-u shpreh ai

Një javë më parë protestuesit u përplasën me policinë, në përpjekje për të prishur rrethimin e ndërtimit. Shoqëria civile ka protestuar tek Parku i Liqenit për ndërtimin aty të një këndi lojrash nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form