Debati për pajisjen e përgjimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi është debatuar ashpër mbi ekzistencën ose jo të një pajisjeje përgjimi, në dorë të Policisë së Shtetit, mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Sigurisë ranë dakord të thërrasin në seancë dëgjimore ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë, kreun e Shërbimit Sekret dhe kryeprokurorin. Tensioni mes palëve u shfaq kur u diskutua nëse është e udhës të thirrej në Komision edhe kryeprokurori. Pas debateve u vendos që kreu i Prokurorisë, të paraqesë pranë Komisionit informacion nëse kanë nisur hetimet mbi këtë çështje. Para votimit, palët i mbetën besnik qëndrimeve të mëparshme. Nga njëra anë opozita theksoi se përgjimi ishte i paligjshëm, duke cenuar sigurinë kombëtare. Ndërsa socialistët u shprehën se duhen pritur hetimet e Prokurorisë.Flamur Noka:Për të gjithë ata që ishin mosbesues, pajisja ekziston dhe ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Kam informacione se kjo pajisje kushton 800 mijë euro.Pirro Lutaj:Ne jemi dakord për seance dëgjimore. Duke bërë zhurmë e komplikojmë akoma më tej situatën.Deputeti i LSI-së Luan Rama, ruajti të njëjtin qëndrim duke mbetur skeptik nëse kryhet përgjim i paligjshëm. Por ai konsideroi se si të patolerushëm nëse partnerët italianë të Interforce janë të përfshirë në përgjimin e mundshëm.Luan Rama:Është shumë që të jetë implikuar edhe Interfoca. Implikimi në shkelje të ligjit do të ishte ngjarje shumë e rëndë.Pas rreth një orë mbledhjeje, u vendos që demokrati Flamur Noka dhe socialisti Pirro Lutaj të përcaktojnë axhendën se kur do të zhvillohen seancat dëgjimore. - See more at: http://vizionplus.al/debati-per-pajisjen-e-pergjimit/#sthash.CzHHZBrk.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form