Repor TV - Arrestimi i Kelmend Balilit? Pritet letër porosia e Greqisë

Report TV 2017-02-21

Views 2

Arrestimi i Kelmend Balilit është çështje orësh, ndërsa policia shqiptare dhe prokuroria janë në pritje të letërporosisë nga pala greke. Këtë e konfirmojnë për Report Tv burime nga Departamenti i Krimeve në Policinë e Shtetit të cilat sqaruan se sapo të mbërrij kërkesa e palës greke ajo do të ekzekutohet menjëherë.

Kjo, thanë burimet do të ndodh për llogari të palës greke pasi ky operacion është kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare, Dea-n amerikane dhe policinë helene, ndërsa verifikime dhe hetime janë kryer dhe në Shqipëri.

Nga këto verifikime janë përgjimi për llogari të policisë greke i 6 numrave celularë në përdorim të shtetasve shqiptar nga jugu i Shqipërisë mes tyre dhe numri i ish Drejtorit të Transportit Kelmend Balili.

Këtë të enjte Klemend Balili u shkarkua nga posti i Drejtorit të Transportit në Sarandë ndërsa prej më shumë se 72 orësh ai sëbashku me disa persona të tjerë mbahen nën vëzhgim nga agjentët e njësisë operacionale të Policisë së Shtetit kjo pasi ai dhe mund të fshihet.

Balili dyshohet si i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar narkotrafiku ndërsa prej më shumë se 2 muajsh autoritetet greke kanë arrestuar mbi 10 persona që dyshohet se punonin për llogari të Balilit dhe një shqiptari tjetër me banim në belgjikë me identitetin Dhimitër.P.

Por përmendjen e emrit të tij si pjesë e narkotrafikut Balili një ditë më parë e lidhi me akuzat politike ndaj tij duke mohuar se ai është i përfshirë në këtë rrjet.

Emri i Balilit si person i kërkuar nga drejtësia Greke dhe i përfshirë në botën e narkotrafikut u denoncua nga deputeti demokrat Genc Pollo një ditë më parë në emsionin Rreze Dielli në ReportTv.

Share This Video


Download

  
Report form