Report TV - Vasili: Arrestimi i Kelmend Balilit, kërkesë e SHBA-së

Report TV 2017-04-01

Views 0

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në lidhje me deklaratat për mbledhjen e Këshillit të Sigursë Kombëtare.

Sipas Vasilit, angazhimi i institucioneve për kapjen e Kelmend Balilit ishte një kërkesë nga zyrtarët e lartë amerikanë gjatë vizitës së tij në SHBA.

"Se cilat janë reagimet lidhur me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit nuk besoj se ka nevojë të bëj komente, po ja lë publikut të gjerë që t?i vlerësojë se cilat janë këto komente, edhe motivet pse bëhen. Po përsa i takon çështjes në fjalë, edhe rastësia është një ndihmë për mua, pasi unë pata mundësinë dhe fatin të isha i pranishëm në një takim të shkëlqyer që Kryetari i Kuvendit, z. Meta zhvilloi gjatë vizitës së fundit në SHBA, me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, që mbulon luftën ndaj drogës dhe krimit të organizuar, Ambasadorin Eilliam Brownfield, i cili shprehu satisfaksion shumë të madh për bashkëpunimin e mrekullueshëm që kishte ekzistuar për reformën në drejtësi. Realizimi me sukses të plotë i të cilës është në sytë e juaj, por sigurisht ishte një vlerësim maksimal dhe nga autoritetet më të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan. Por i vetmi shqetësim që Ambasadori Broënfield ngriti në këtë takim, dhe si personi më i lartë përgjegjës në luftën kundër drogës në SHBA ishte mosndalimi i Klement Balilit. Dhe Ambasadori Broënfield qartësisht i kërkoi z. Meta që të nxiste autoritetet shqiptare që të bënin gjithçka për këtë çështje, pasi ky problem ishte një shqetësim të cilin ai e ngriti dhe ia kërkoi në mënyrë të qartë z. Meta, kërkoi mbështetjen e tij për të nxitur autoritetet. Gjithashtu, në memorien tuaj është akoma e freskët që disa javë më parë Ambasadori i SHBA-ve, z. Lu ka pasur prononcime të qarta publike e shumë të hapura me shqetësimin për mosbashkëpunim midis institucioneve shqiptare dhe në raport me partnerët amerikanë të cilët kanë qenë shumë aktiv dhe në vijën e parë të ndjekjes së kësaj çështjeje lidhur me mosarrestimin e Klement Balilit", u shpreh Vasili.

Share This Video


Download

  
Report form