Report TV - Struga: Edukimi i të rinjve, me rëndësi për parandalimin e kancerit

Report TV 2017-02-21

Views 6

Fushata sensibilizuese ?Jo Kancerit, Eduko Parandalo? është spostuar në Elbasan në një takim me studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në luftën kundër kancerit.

Kjo fushatë është e mbështetur nga Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim dhe nga Ministria Shëndetësisë. Mjekja Ariela Struga tha se ky trajnim ka si qëllim sensibilizimin sidomos të kësaj kategorie studentësh që janë më afër shëndetit të njeriut.

Sipas Dr.Ariela Struga, lektore në këtë trajnim, parandalimi është mënyra më efikase ndaj edukimi i moshave të reja merr një rëndësi të veçantë në betejën kundër kësaj sëmundjeje.

"Praktika duhet bërë në mënyrë të atillë që në rradhë të parë t'i shërbeni komunitetit me zemër, me shpresë të madhe dhe optimizëm," tha Struga.

Ndërkohë një tjetër mbështetës i këtij programi, prof. Natale Capodicasa shpjegoi rëndësinë e parandalimit nëpërmjet studentëve të fushës së infermierisë që do të jenë kontakti i parë nesër me pacientët.

"Parandalimi është më i mirë se kurimi. Nuk bëhet një parandalim i vërtetë nëse nuk ka stil jetese për ushqime, aktivitet fizik, kundër duhanit. Nuk është se ne mund të parandalojmë të gjithë sëmundjen, por mund ta parandalojmë me pak lekë, jo me shpenzime të mëdha," tha Capodicasa.

Trajnimi për parandalimin e kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës që zgjati rreth një orë, u ndoq nga qindra studentë të fakultetit të shkencave infermierike.

Share This Video


Download

  
Report form