Report TV - Policia kërkon arrestimin e Balilit, Prokuroria nuk jep OK

Report TV 2017-02-21

Views 0

Policia e Shtetit i ka kërkuar Prokurisë së Krimeve të Rënda arrestimin paraprak të Klemend Balilit, por deri dje në orët e vona të mbrëmjes një urdhër i tillë nuk është lëshuar.

Lajmi është konfirmuar nga burime të ?Shqiptarja.com? pranë policisë. Pas lajmeve mediatike që i referohen policisë greke për përfshirjen në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike të drejtorit të Transporteve në Sarandë, Klemend Balilit, Policia e Shtetit duke iu frikësuar një arratie të mundshme të të dyshuarit është vënë në veprim.
Nuk ka kërkesë për arrestim nga Greqia

Pavarësisht deklaratës zyrtare të policisë greke ku evidentohej 44-vjeçari si kreu i bandës së trafikimit të drogës në Greqi dhe gjithë Europën, si dhe dokumenteve të botuara në media ku del qartazi emri i Klemend Balilit, nga ana e Greqisë ende nuk ka një urdhër-arresti në drejtim të tij. Sipas burimeve të ?Shqiptarja.com? deri dje në orët e vona të mbrëmjes nuk ka mbërritur në Tiranë asnjë kërkesë nga pala greke për arrestimin e Klemend Balilit. Një fakt i habitshëm sepse emri i tij figuron edhe në dokumentacionin zyrtar të policisë greke që është zbardhur nga mediat.

Iniciativa e policisë shqiptare
Duke qenë se nga pala greke ende nuk ka mbërritur kërkesa për arrestimine Balilit, krerët e policisë shqiptare kanë marrë në shqyrtim mundësitë e tyre të veprimit. Problemi para policisë është ngërçi juridik. Pavarësisht gjithë akuzave Klemend Balili vazhdon të qëndrojë në detyrën e tij zyrtare, nga ku ka dhënë dje edhe deklarata nëpër media për pafajësinë e tij. Policia vetë mund ta ndalojë biznesmenin 44-vjeçar thjesht si person të dyshuar, por sipas ligjit nuk mund ta mbajë atë të arrestuar më shumë se 10-të orë. Në këtë mënyrë, sipas burimeve të ?Shqiptarja.com?, policia ka marrë iniciativën dhe ka kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që të lëshojë një urdhër-arresti të përkohshëm për Klemend Balilin. Kjo kërkesë është bërë në bazë të informacioneve që ka policia dhe mbi mundësinë financiare që ka biznesmeni 44-vjeçar për t?u arratisur. Por, deri dje në orët e vona të mbrëmjes nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk ka pasur asnjë përgjigje rreth kësaj kërkese, ndaj edhe Balili është i lirë.

Share This Video


Download

  
Report form