http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Përgjithshme kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e deputeteve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Në një deklaratë të posaçme për mediat prokuroria bëri me dije se dy deputetët janë të dyshuar për ?Kallëzimi i rremë?, ?Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë?, dhe dhënia e ?Deklaratave të rreme përpara Prokurorit?. Në kërkesën që Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i dërgon Kuvendit të Shqipërisë, sqarohen argumentet kundër dy deputetëve. Sipas organit të akuzës pas deklarimeve të deputetit Doshi se dispononte prova, sipas të cilave kryetari i kuvendit kishte paguar vrasës me pagesë për të eliminuar fizikisht atë dhe një deputet tjetër rezultuan sajesa. Sipas prokurorisë në asnjërën prej provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, nuk rezultoi ndonjë e dhënë konkrete dhe e besueshme për organizimin e vrasjes së Tom Doshit, e mbetur në tentativë. E gjithë kjo histori sipas prokurorisë është inskenuar nga shtetasit Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami ndërsa nga e gjithë analiza është konkluduar se dy deputetët kanë konsumuar veprat penale për të cilat kërkohet arrestimi i tyre.