Ekspertët ndërkombëtar kanë hetuar rastin e Arben Frrokut, hetime prej të cilave ka rezultuar se Policia e Shtetit ka kryer detyrën.
Kështu është shprehur Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ku ka shtuar se, raporti për ekstradim është dorëzuar ditën e djeshme.
Tahiri ka theksuar se nisjen e hetimeve e ka urdhëruar ai, për të parë në detaje zbatimin e procedurave të ndjekura.
?Unë kam kërkuar personalisht një vlerësim të të gjitha veprimeve të Policisë nga partnerët ndërkombëtarë që ditën që është marrë vesh lajmi. Partnerët ndërkombëtarë dhe misionet e ekspertizës në Shqipëri kanë hetuar në mënyrë të pavarur mënyrën si ka vepruar Policia e Shtetit. Dje është bërë raporti. I është dorëzuar të gjithë partnerëve. Dhe Policia e Shtetit ka bërë gjithçka konform ligjit.? tha ai.
Duke u ndalur tek çështja e Reformës në Drejtësi, Tahiri ka thënë se ajo duhet të votohet sa më parë, pasi vetëm kështu mund të krijohet një shoqëri më e sigurtë.
?Më e rëndësishme se gjithçka tjetër është Reforma në Drejtësi. Ka shqiptarë që kanë dhënë jetën për ta bërë këtë vend më të drejtë. Nga ne sot kërkohet që të japim votën, ndaj është themelore që në kujtim të atyre që sakrifikuan jetën dhe mbi të gjitha në respekt të familjeve të dëshmorëve e të gjithë shqiptarëve që sot me të drejtë presin një Shqipëri më të drejtë, ne të mos vonohemi asnjë orë më shumë dhe të votojmë Reformën në Drejtësi. Sot nuk kërkohet më luftë e sakrificë sublime për ta bërë Shqipërinë më të drejtë. Sot kërkohet vetëdije e lartë qytetare, moral i shëndoshë nga të gjithë, për të bërë të mundur që Reforma në Drejtësi të jetë realitet. Ta votojmë një orë e më parë në mënyrë që Shqipëria realisht të hyjë në rrugën ku mund t?i garantojmë qytetarëve tanë, siguri dhe drejtësi.? përfundoi Ministri.
Këto deklarata Ministri i Brendshëm i bëri pas homazheve tek Akademia e Sigurisë në Sauk, ku u përkujtuan dhe nderuan policët e rënë në krye të detyrës