Pakënaqësitë në PD, Basha refuzon takimin me krerët e disa degëve- Ora News- Lajmi i fundit-

Ora News Lajme 2017-02-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Viti zgjedhor ka prekur edhe PD në opozitë e cila gjithashtu ndodhet në një fazë riorganizimi të brendshëm që vjen si rezultat i analizës së demokratëve, pas humbjes të 2013.
Por ky proces ka shtuar disa pakënaqësi në radhët e demorkatëve, pasi disa kryetarë degësh do të duhet të lënë detyrën për shkak të zgjedhjeve në degët e tyre.
Disa prej tyre sot kërkuan takim me kryetarin Lulzim Bashan ë seli, i cili nuk i ka takuar duke nxituar reagimin e tyre për mediat.
?Vendimi i Kryesisisë së PD është anti-statutor. Nuk janë zbatuar kriteret, nuk ka standarte, është i pamotivuar, i pakonsultuar me degën, për më tepër duket sikur është një dënim kolektiv pa gjyq i gjithë demokratëve në degët që janë përcaktuar dhe përfshirë në riorganizim. Gjatë javës kryetari Basha do e shohë të arsyeshme të na presë të gjithë në grupim dhe pas kësaj secili nga ne do të marrë vendimet individuale. Personalisht nuk futem më në garë?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pakenaqesite-ne-pd-basha-refuzon-takimin-me-kreret-e-disa-degeve/

Share This Video


Download

  
Report form