Krerët e disa degëve kundër zgjedhjeve: Vendimi i motivuar nga kulisa në PD

Ora News Lajme 2016-05-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi Kryesisë së Partisë Demokratike për të dërguar në zgjedhje të parakohshme rreth 21 degë aktuale për shkak të performancës së dobët në zgjedhjet vendore të 2015, solli pakënaqësi tek drejtuesit për të cilët kupola drejtuese mendon se duhet t?ua lënë vendin të tjerëve.
Vendimin ata e cilësuan të motivuar nga klane dhe kulisa brenda Partisë Demokratike, ndërsa pretenduan për shkelje statutore.
?Vendimi i Kryesisisë së PD është anti-statutor. Nuk janë zbatuar kriteret, nuk ka standarte, është i pamotivuar, i pakonsultuar me degën, për më tepër duket sikur është një dënim kolektiv pa gjyq i gjithë demokratëve në degët që janë përcaktuar dhe përfshirë në riorganizim. Gjatë javës kryetari Basha do e shohë të arsyeshme të na presë të gjithë në grupim dhe pas kësaj secili nga ne do të marrë vendimet individuale. Personalisht nuk futem më në garë?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pakenaqesite-ne-pd-basha-refuzon-takimin-me-kreret-e-disa-degeve/

Share This Video


Download

  
Report form