Kryeminsitri Rama ka prezantuar sot fazën e dytë të reformës për ujin e pijshëm, të iniciuar nga qeveria. Shefi i qeverisë së bashku me dy ministrat e LSI, Edmond Haxhinasto dhe Edmond Panariti tha se drejtuesit vendorë çelin këtë vit fazën e dytë dhe se pas dy vitesh degradidimi të infastrukturës është shënuar një kthesë transformimi rrënjësorë. Rama i bëri të qartë bashkive se financimi për sektorin e ujitjes dhe kanalizimeve do të varet nga rezultatet.
?Drejtuesit vendorë celin fazën e dytë të reformës kombëtare të ujit, që është një nga reformat e mëdha, që ka kërkuar një fazë relativisht të gjatë përgatitore nnë drejtimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturëes dhe nën mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Ujit, për të hyrë në këtë fazë të dytë ku është e domosdoshme që sëbashku të fillojmë të jetësojmë këtë reformë që njësoj si disa reforma të tjera të mëdha të qeverisë sot është e vonuar prej 20 e kusur vitesh.
Në më shumë se 2 vjet qeverisje besoj se ia kemi dalë të shënojmë pikën e një kthese transformuese dhe një progres të prekshëm në lidhje me rritjen e përmirësimin e shërbimit të ujitjes të kullimit me fermerët. Në lidhje me ndryshimin struktutor me menaxhimin për të rritur efektshmërinë që ka sjellë si rezultat zgjerimin e sipërfaqes së ujitur dhe impaktin më të madh tek fermerët?.