Sulmi i KZAZ ve nga opozita Rama Revolucion imagjinar me bashkitë blu! Asgjë e paparashikuar

Report TV 2019-06-21

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas sulmit kundër KZAZ-ve që ndodhen në bashkitë e drejtuara nga përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së në të gjithë vendin. Për Ramën kjo situatë nuk është e paparashikuar, pasi sipas tij është një revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive që drejtohen nga PD-ja.

"Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar!Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu.I pyes:A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën pdLSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero" deklaron Rama.

Sot Rama paralajmëroi se nesër do të kalojë në parlament ashpërsimi i dënimit për krimet elektorale, ndërsa autorëve të këtyre ngjarjeve përpos burgut do u ndalohet dalja jashtë vendit nga 5 deri në 10 vite.

Share This Video


Download

  
Report form