Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të disa fshatrave në Mirditë.
Kreu i opozitës u ndal në takim me banorë të zonave Fan, Kthellë dhe Rubik.
Ndërsa është njohur me shqetësimet e banorëve për varfërinë, Basha ka shpalosur programin e PD për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptarëve ndërsa tha se shteti që po ndërton Edi Rama lidhet me emra të botës së krimit.
"Këta që bërtasin shtet-shtet-shtet, shtetin e paskan për Emilianon, shtetin e paskan për Koço Kokëdhimën, shtetin e paskan për bijtë e tyre që të marrin tenderat e shqiptarëve, të marrin tenderat e OSHË-së, të marrin hekurudhën shqiptarëve, të veshin syze 60-mijë euro, aq saç është ndihma ekonomike në muaj për Mirditën. Ku qenka shteti? Shteti ku OSHË-ja vetëm në një vit ka abuzuar me fondet, me taksat, me tarifat që iu merr shqiptarëve 21 milionë dollarë. Shteti ku vitin e kaluar vetëm për karburant dhe për makinat e shtetit janë abuzuar 34 milionë dollarë. Imagjinoni se çfarë shifrash bëhet fjalë, sa për të ngrit pensionet e gjithë Shqipërisë" tha Basha.