Report TV - Protesta, Basha: Zgjedhjet me qeveri teknike.S'ikim nga sheshi

Report TV 2017-06-03

Views 0

TIRANE- Partia Demokratike po vijon një protestë maratonë para kryeministrisë.

Një tendë e përmasave të mëdha u ngrit sot në shëtitoren Dëshmorët e Kombit me qëllim që e djathta të vijojë protestën që nisi sot në orën 12:00.

Me të njëjtën strategji që ndoqi PS kur qeveriste e djathta, këtë radhë janë të djathtët që protestojnë me synimin, të rrëzojnë qeverinë.

Basha kërkoi qeveri teknike për të organizuar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Këtë mesazh dha sot kreu i PD, Lulzim Basha pasi udhëhoqi sot protestën e opozotës me në krah Sali Berishën.

Basha kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme në të kundërt, kërcënoi ai, ?nuk do të ketë zgjedhje fare?. Teksa shprehu publikisht dëshirën për të qeverisur, Basha i bëri thirrje turmës të bashkohen e të sakrifikohen duke qëndruar në shesh deri në arritjen e qëllimit, ?të shporrim qeverinë Rama!?

"A do të rrime sot këtu të luftojme e të sakrifikohemi?", ishte pyetja që Basha u drejtoi në fund protestuesve.

Pas fjalimit të Bashës nisi përgatitja e çadrave para Kryeministrisë ku do të qëndrojë një numër i vogël protestuesish.

Share This Video


Download

  
Report form