Turi "Shqipëria me të rinjtë" ndaloi të shtunën në qytetin e Elbasanit. Përfaqësues të ?Forca Rinia? të mirëpritur nga qindra anëtar dhe qytetar, bashkëbiseduan me ta për problemet më shqetësuese të qytetit të Elbasanit dhe për idetë e reja të tyre për programin politik ?Shqipëria me të rinjtë?.
Në këtë takim u shprehën me dhjetra problematika nga pjesëmarrësit, si problemet me pronat dhe mos legalizimet falas, probleme me kushtet dhe mësimdhënien kryesisht tek arsimi profesional, probleme me ndihmat sociale të cilat janë hequr në mënyrë abuzive.
Tjetër problem shumë shqetësues është papunësia sidomos tek rinia e Elbasanit dhe mos orjentimi i karrierës.
?Forca Rinia? është e para forcë politike e ideve dhe vizioneve të reja. Kjo forcë politike shprehet haptazi kundër formave të koncesioneve për pronat publike. Ky ishte edhe mesazhi kryesor që kryetari i ?Forca Rinia?, u shpreh Dritan Broka në këtë takim.
?Sot pasuritë e shqiptarëve janë në duar të disa individëve të cilët abuzojnë në mënyrë të dukshme. Ne jemi kundër koncesioneve, kundër kësaj forme të dhënies me koncesion që është realizuar deri më tani. Pjesa më e madhe e kontratave koncesionare janë me abuzime dhe të parespektuara? u shpreh Dritan Broka.
Me tej ai shtoi; Ne propozojmë një formë të re për përdorimin e pasurive tona kryesisht nëntokësore duke krijuar një koorporatë shtetërore e cila do të bashkëpunojë me privatin si ortak. Këtë strategji do t?a zhvillojmë për heqjen e abuzimeve dhe vjedhjeve, që nga pasuritë e shqiptarëve të përfitojnë vetëm qytetarët dhe jo disa individë," përfundoi Dritan Broka.
Ky tur do të vazhdojë të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. ?Shqipëria me të rinjtë? është pari program politik nga rinia. ?Forca Rinia? është partia e parë me një program politik të shkruar nga të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë.