http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijera civile te uritur presin me padurim te largohen nga qyteti i Alepos. Qeveria siriane arriti nje marrëveshje te re me rebelet per evakuimin e tyre nga pjesa lindore, duke rikthyer shpresat per ta. Operacioni ishte nderprere per shkak te mosmarrëveshjeve mes rebeleve dhe forcave qeveritare. Deri tani nga Alepo kane mundur te evakuohen rreth 8 mije vete. Ndonese mes tyre ka pasur femije te plagosur dhe te semure, shume te tjere mes te cileve edhe jetime, gjenden ende ne qytet. Nje dite me pare zhvendosja e tyre u nderpre, pasi karvanët me civile u sulmuan me arme. Sipas televizionin shtetëror sirian, nisja e evakuimeve nga provinca Idlib ishte kusht qe te vijonte eksodi nga Alepo.Keshilli i Sigurimit i OKB pritet te votoje nje propozim francez, qe operacioni te koordinohet nga vezhgues nderkombetare, qe te lejohen ndihmat humanitare ne qytet dhe qe spitalet te mbrohen.