Zaev, në pritje të përgjigjes nga Ahmeti - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka dale ende me nje përgjigje përfundimtare nese do te pranoje apo jo propozimet e fundit te Zoran Zaev per projektligjin e gjuhës shqipe, megjithëse mediat raportojnë se nga LSDM ka patur lëshime te mëdha. Kryesia e BDI-se diskutua mbrëmë deri ne orët e para te mëngjesit te sotëm ne lidhje me dokumentin, por pa dale ne nje vendim. Sipas Alsat-M, vërejtjet e dërguara nga pala shqiptare jane pranuar nga Zaevi. Kështu, draft-ligji parashikon përdorim të gjerë të gjuhës shqipe në Kuvend, si në të folur ashtu edhe në të shkruar. Gjithashtu, parashikohet përdorimi i gjuhës shqipe edhe ne qeveri, si edhe ne relacionet e saj me institucionet e tjera. Pra, te gjithë dokumentet e dala nga qeveria ne drejtim te Kuvendit apo organeve te tjera, do te jene ne dy gjuhe. Por, shqipja parashikohet te zbatohet pjesërisht edhe ne gjyqësore. Kështu, aktet noteriale do te jene ne shqip, ndërsa ende nuk dihet sesi do te realizohet teknikisht zhvillimi i seancave gjyqësore ne dy gjuhe. Por mes kërkesave te partive shqiptare janë edhe përdorimi i gjuhës ne kartëmonedha, si edhe ne komandën policore e ushtarake. Por për momentin, këto nuk mund te realizohen, pasi kërkojnë ndryshime kushtetuese, ku nevojitet vota e 2/3 se deputeteve te Kuvendit.

Share This Video


Download

  
Report form