Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast deputeti që sipas Enkeljed Alibeaj është i kriminalizuar.
Sipas kreut të Departamentit të Sigurisë në PD kryeministri Rama nuk e do dekriminalzimin sa kohë mban ende në parlament deputetin Shkëlqim Selamin, i cili sipas tiij ka fshehur të dhëna dhe nuk ka deklaruar një dënim në Itali për trafik qëniesh njerëzore.
Por deklaratën e ardhur nga PD e ka hedhur poshtë menjeherë deputeti i Vlorës Shkëlqim Selami.
Për Report Tv ai tha se këto janë shpifjet e radhës të Partisë Demokratike, pasi sipas tij gjithçka që thuhet është e pavërtetë.