TIRANE- Kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi shkarkimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako duke e akuzuar për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, ndërsa shkoi në Prokurorinë e Përgjithshme për të kërkuar nisjen e hetimit.
"Vangjush Dako ka përdorur pushtetin për të liruar nga burgu një kriminel që ka vrarë.
Dako ka zgjedhur me vetëdije të bëhet njësh me krimin dhe kundër qytetarëve, prandaj këshilltarët dhe deputetët e PD së Durrësit kanë vendosur ti kërkojnë Ramës shkarkimin e tij në bazë të kushtetutës.