Report TV - Lirimi i Lul Berishës, Dako: Ja e vërteta e punësimit në bashki

Report TV 2016-12-18

Views 0

Teksa gjykata e Apelit në Durrës ka zbardhur disa nga arsyet se pse duhet të lirohej me kusht Lulzim Berisha nga burgu, një ndër to, ka qënë dhe një rekomandim familjar dhe një garanci e lëshuar nga kryebashkiaku i Durrësit, për punësimin e Berishës në bashkinë e Durrësit.

Mirëpo pas publikimit të vendimit të gjykatës, ka reaguar kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili në një intervistë në ?Shqiptarja.com? thotë se rekomandimi familjar është një procedurë normale ligjore dhe sipas tij ska vend aspak për një skandal.

Dako sqaron se ka njohje me Lulzim Berishën, të cilësuarin nga prokuroria si kreu i bandës së Durrësit, dhe kjo njohje sipas tij ka lindur shumë vite më parë, kur ai ka qënë një sportiest i thjeshtë.

Më tej Dako, thotë se në bashki aktualisht janë dhjetëra të dënuar nga gjykata e Durrësit që bëjnë punë të detyrueshme, por për asnjë rast nuk një gjë e tillë nuk është bërë lajm, siç është rasti i Lulzim Berishës. Kryebashkiaku, shton se nuk ka ndikuar aspak në lirimin e Berishës nga burgu, pasi ai nuk është gjykatë që të lirojë të dënuarit.

Share This Video


Download

  
Report form