Botuesit dhe studiuesit e veprës së Kadaresë nga e gjithë bota janë mbledhur këtë enjte në Tiranë në një aktivitet të organizuar si dëshmi nderimi për veprën e Kadaresë. ?In Honorem? Kadare titullohet aktiviteti i organizuar nga Departamenti i Letërsisë së Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës.
Botuesi francez i Kadaresë, u shpreh gjatë konferencës se vepra e Kadaresë ka qenë një mesazh i vazhdueshëm që u jepej shqiptarëve për demokracinë, ndërsa diktatura e kuptoi dhe e dënoi për nëpunësin e ?Pallatit të ëndrrave?
Erik Faye u shpreh më tej për Report TV se Kadare e meriton Cmimin Nobel.