Report TV - 'Kur sunduesit grinden', Ismail Kadare prezanton në Panairin e Librit botimin e fundit

Report TV 2018-11-16

Views 8

Një bashkëbisedim telefonik, mes Stalinit dhe Pasternakut, që ka ndodhur gati një shekull më parë vazhdon të interpretohet ende edhe sot në mënyrat më kundërthënëse.

Ky është subjekti që ka shoqëruar përreth dy vete shkrimtarin Ismail Kadare. Tashmë romani i tij i ri, ?Kur sunduesit grinden? ka përfunduar edhe nga sot është në dorë të lexuesit, që kishte zgjedhur për ta firmosur nga vet autori në Pallatin e Kongreseve. Kadare marrëdhënien e sunduesit me shkrimtarin e konsideron të përhershme

Sunduesit janë dy palët e librit, ata që janë sundues, që quhen tiranët, diktatorët, por nga ana tjetër unë sjell këtu edhe sunduesit shpirtërorë. Këtu është një grindje mes Stalinit edhe Pasternakut. Është kaq e ngatërruar sa ka një shekull që nuk zbërthehet tamam.

Ismail Kadare, shkrimtar

Materialet arkivore të mbledhura ndër vite për këtë ngjarje, e cila është në versione të ndryshme, e kanë bindur edhe më tepër Kadarenë, që në Shqipëri duhet hapur dosjet.

Nuk është i pamundur, është plotësisht i mundur, por ka një pengesë që duhet që të na shqetësojë të gjithëve. Pengesa jemi ne, duke nisur nga ju, nga ne, nga të tjerët.

Ismail Kadare, shkrimtar
Në këtë promovim përkrah tij, qëndronte bashkëshortja e tij, shkrimtarja Helena Kadare, e cila e përshkruan këtë libër, si veprën që i ka marrë më shumë kohë nga gjithë të tjerat

Share This Video


Download

  
Report form