Brenda këtij muaji do të ndryshojë Kodi Penal edhe për mjekët. Ky është konfirmimi që ka bërë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që nga Shkodra në ditën ndërkombëtare të mbulimit universal shëndetësor.
"Pa dashur të polemizojë me ndjeshmërinë e personelit shëndetësor në Shkodër lidhur me nevojat për të ndryshuar legjislacionin penal për gabimet në mjekim ka një angazhim jo vetëm timin por edhe të qeverisë prej më shumë se dy muajsh për ta riparë në themel Kodin penal?, u shpreh ministri Beqaj.