#tvora #rtvoranews
Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci është tashmë i pandehur. Prokuroria e Posacme i ka komunikuar këtë të enjte akuzën e falsifikimit, ndërsa avokatët thanë se ai do të vijojë detyrën derisa gjykata të shprehet me vendim nëse ka kryer apo jo vepren penale.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është tërhequr nga kërkesa për të marrë të pandehur gjyqtarin e kolegjit të posacem të apelitmit Luan Daci.Në orën 13.00 te së Enjtes, Daci i shoqëruar nga dy avokatët e tij u paraqit në spak ku iu komunukua akuza.
Pas daljes nga prokuroria avokatët u shprehen se i qëndrojnë pretendimit të tyre se Daci nuk ka kryer veper penale, ndërsa per të gjykata nuk ka të drejtë të japë një vendim te dytë për pezullim.
?I qëndrojmë të njëjtit pretendim, nuk ka vepër penale. Pavarësisht se marrë statusin e të pandehurit, ka një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të cilën e konsideron të paligjshëm si procedimin, si dhe vërteton që nuk ka vepër penale. Në këtë pikëpamje, nuk mund të jetë subjekt i një gjykimi të ri pasi është një çështje e gjykuar përsa i përket funksionin që ka. Përderisa kemi një vendim të Gjykatës së Apelit ku thuhet se nuk ka një vepër penale, KPA zhvishet nga funksionet e saj, nuk mund të dalë mbi gjykatën. Nuk mund të procedohet për pezullimin e tij.?
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/spak-merr-te-pandehur-gjyqtarin-e-kpa-luan-daci/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv