TIRANË-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani reagoi sot mbi deklaratën e Partisë Demokratike që akuzonte se Amnistia nuk i shpërbën qytetarit, pro kriminelëve.
Duke theksuar se Amnistia është kompetencë e Kuvendit dhe se nuk është falje individësh konkretë, Manjani fton PD të ofrojë apo heqë kritere sipas vlerësimit të kësaj partie.
?U njoha me deklarimin publik të Partisë Demokratike kundër Amnistisë së propozuar nga Qeveria.
Që opozita është kundër vendimeve të qeverisë kjo është normale, por më duhet të sqaroj se nisma jonë për Amnisti nuk justifikon asnjë prej shqetësimeve konkrete (meqë u përdorën emra dhe fenomene në deklaratën zyrtare të PD)
Më konkretisht, Amnistia nuk është falje individësh konkretë. Ajo është një akt me karakter human të përgjithshëm që ndërtohet mbi bazë kriteresh që prekin disa kategori personash ose veprash penale.