A1 Report - Ndryshojne kriteret per zgjidhjen e shefave te sherbimeve spitalore

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË- Ndryshojnë procedurat se si do të zgjidhen shefat e shërbimeve në qendrat spitalore universitare. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla kanë shpjeguar në Komisionin e Medias, ku u paraqit projektligji i ri i Arsimit të Lartë, se pas kaosit që kanë gjetur, tashmë po synohet të futet në hulli edhe kriteret e atyre që do të përzgjidhen në krye të shërbimeve spitalore.

Drafti i ri parashikon që tashmë një shërbim i ri nuk do të krijohet vetëm në bazë të numrit të shtretërve, por edhe numrit të operacioneve dhe vizitave.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërë të ditur po ashtu se nuk bëhet fjalë për ndërprerje të mandateve për të zgjedhurit aktuale, por për departamentet e reja që do krijohen.

Për herë të parë ministri i Beqaj, ka folur edhe për çështjen e universitetit të mjekësisë, duke e konsideruar atë të nxituar.

Share This Video


Download

  
Report form