Venecia: Vetingu është “ok” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Venecias publikoi ne faqen zyrtare opinionin per ligjin e vettingut dhe tashme s?ka asnjë dyshim se e ka gjetur ne përputhje me kushtetutën dhe Konventën Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Dokumenti prej 17 faqesh thekson se pavarësisht kompetencave qe ligji i jep institucioneve, si Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive apo Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar, vendimmarrja finale i përket institucioneve te ngritura nga Kushtetuta per te bere vetingun; duke rrezuar kështu pretendimin kryesor te opozitës per anti-kushtetushmerine e ligjit.?Sa i përket përfshirjes së organeve që pretendohet të jenë nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në lidhje me parimin e pavarësisë së gjyqësorit, analiza e tekstit të Ligjit të Rivlerësimit, tregon se, megjithë përfshirjen e organeve, si Inspektoriati i Lartë i Deklarimit Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ose Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në procesin e hetimit dhe kërkimit fillestar të provave, vlerësimi i çdo informacioni ose prove të mbledhur nga ato organe ekzekutive i takon Komisionit dhe Kolegjit të Ankimit, që të dyja kanë karakteristikat e organeve gjyqësore dhe kanë tagrin të verifikojnë vetë provat e mbledhura nga organet ekzekutive.?Ekspertet e Venecia kane vlerësuar pozitivisht edhe garancitë e te drejtave per nje proces te rregullt ligjor.?Sipas Komisionit të Venecias, këto tekste ligjore ofrojnë elemente të mjaftueshëm për të nxjerrë përfundimin që Kolegji i Ankimit mund të konsiderohet si një juridiksion i specializuar që ofron garanci gjyqësore për personat e prekur nga procedura e rivlerësimit. Të drejtat dhe garancitë e përfshira në skemën legjislative dhe kushtetuese duken të gjera.?Pasi jep te gjitha shpjegimet, Komisioni i Venecias nënvizon se ky opinion ka per qellim t?i ofroje Gjykatës Kushtetuese nje material mbi perputhshmerine e pjesëve kryesore te ligjit te vettingut me standardet europiane, por fjalën e fundit e thotë Gjykata Shqiptare. Tashme mbetet per t?u pare se kur dhe çfarë do te vendosin 8 gjyqtaret kushtetues per ligjin kyç te reformës ne drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form