“Vetingu” shkon në Venecia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasditen e se premtes Gjykata Kushtetuese i ka nisur Komisionit te Venecias ligjin e vetingut dhe çështjet per te cilat nga ana e Partisë Demokratike është ngritur pretendimi se bien ndesh me Kushtetutën. Burime prane Gjykatës Kushtetuese, bejne me dije se procesi i përkthimit dhe redaktimit zgjati 3 dite e menjëherë materiali u nis tek ekspertet e Komisionit te Venecias. Tashme gjithçka varet nga momenti kur komisioni do te jape opinionin e tij per kete çeshtje. 2 dite me pare Vizion Plus, kontaktoi zyrën për marrëdhëniet me jashtë në Komisionin e Venecias e cila sqaroi se opinioni per ligjin e vetingut mund të miratohet gjatë sesionit qe do te mbahet ne datat 9-10 dhjetor. Vendimi i se martës i Gjykatës Kushtetuese per pezullimin e ligjit te vetingut pezulloi de facto te gjithë reformën ne drejtësi; pasi ne themel te çdo institucioni qe do te ngrihej qëndronte procesi i vetingut. Pikërisht per këtë arsye, reagimi i pare i Ambasadës Amerikane ne Tirane dhe Ambasadës se Bashkimit Europian pas vendimit te Kushtetueses kishte te bente me nevojën qe referimi i draftit ne Komisionin e Venecias te ndodhe sa me shpejt per te parandaluar çdo vonese ne procesin e zbatimit te reformës.

Share This Video


Download

  
Report form