http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia demokratike ka denoncuar amnistinë e qeverise nga e cila përfiton deputeti Armando Prenga qe akuzohet per armëmbajtje pa leje, plagosje me dashje dhe kanosje. Numri 2 i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka deklaruar se përveç deputetit Prenga nga kjo amnisti, përfitojnë edhe kultivuesit e drogës dhe dhunuesit e zgjedhjeve, duke u bere thirrje deputeteve te votojnë kundër saj. ?Amnistia qeveritare do të falë Armando Prengën që tentoi të vriste dhe të tjerët si ai, por nuk do të falë qytetarët që protestuan kundër ndërtimit të paligjshëm të parkut të liqenit. Kjo është bërë me qëllim për të dhënë mesazhin se: Aministia nuk përfshin qytetarët aktivë me qëllim për t?u thënë mesazhin e qartë të gjithë popullit: ata që do të guxojnë të ngrejnë zërin dhe të protestojnë kundër qeverisë do t?i presë burgu dhe gjobat. Partia Demokratike e dënon këtë amnisti dhe i bën thirrje deputetëve të ndershëm të mos e votojnë atë?.Sipas Ristanit, amnistia që po bën qeveria është goditje për dekriminalizmin, për luftën kundër drogës dhe per zgjedhjet e lira.