Burg për Armando Prengën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Larte shqyrton ne këto momente masën e sigurisë për Armando Prengen. Deputeti i Partisë Socialiste akuzohet nga Prokuroria për plagosje me dashje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Bashke me Prengen ne gjykate për mase sigurie janë edhe tre te tjerë, ndërsa per dy te akuzuar seancat do te zhvillohen ne spital, pasi janë te plagosur. I pari qe u paraqit ne gjykate ishte Gjergj Cali. Ai u la ne masën e sigurisë arrest me burg. Pas tij, është përballur me provat e akuzës Anton Leka, ndërsa ne radhe janë deputeti Armando Prenga dhe Nikoll Cali. Ndërsa ne spital do te jepet masa per Gazmir Jushin dhe Gjok Calin. Deputeti socialist Armando Prenga u be protagonist i konfliktit me familjen Cali, per shkak te pretendimeve te pronësisë per Lagunën e Patokut. Prenges iu hoq mandati nga Kuvendi, pas kërkesës se Prokurorisë. Vete deputeti socialist ka mohuar te ketë plagosur me arme ndonjë person.

Share This Video


Download

  
Report form