Shoqata Kulturore Artistike ?Polifonia Shqiptare? ka organizuar këtë të shtunë një takim me rastin e 20-vjetorit të themelimit të saj.
Takimi i titulluar ?Polifonia në vite është shoqëruar me interpretime të këngëve popullore.
Gjatë konferencës janë shfaqur variante të interpretimit të isopolifonisë dhe janë diskutuar nga të pranishmit edhe problemet e ruajtjes dhe lëvrimit të polifonisë në të gjitha trevat ku këndohet kjo trashëgimi folklorike muzikore