Tradita shqiptare dhe modernizimi i saj në kuadër të zhvillimit ekonomik kanë qenë disa nga politikat e ndjekura nga bashkëpunëtorët gjermanë për të ndihmuar kompanitë shqiptare në ecurinë e tyre. Në 30 vjetorin e bashkëpunimit shqiptaro ?gjerman, Piramida e Tiranës mirëpret qytetarët në një ditë festive.
Në orët e para të paradites ka nisur panairi, ku shumë të pranishëm kanë prezantuar produktet e tyre dhe kanë treguar për Report Tv bashkëpunimin që kanë pasur me Gjermaninë.
Në vitin 1988, Gjermania dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet për politikat zhvillimore. Hapja zyrtare e ceremonisë do të jetë në orën 19:00 ku do të thonë fjalën e tyre, Ambasadorja Schütz, Ministrit Ahmetaj dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.