Pesë ditë pas ngjarjes tronditëse në Korçë ku Naum Toshi, u mori jetën dy fëmijëve të mitur katër dhe gjashtë vjeç dhe me pas vendosi të varte edhe veten, ka folur babai i 41-vjeçarit, Andrea Toshi.
Me lot në sy i moshuari rrëfen momentet tragjike kur mori në duar letrën te dera e banesës së birit, që më pas do sillte zbulimin shokues.
Ai i traumatizuar shoqëron gazetarët në dhomën ku 41-vjeçari Naum Toshi vendosi t?i merrte jetën fëmijëve ku në mure janë ende shenjat e vrimave ku Naum Toshi kishte vendosur hekurat që do shërbenin për litarët ku vari fëmijët dhe veten.