http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka prezantuar që më 17 maj të këtij viti një platformë të plotë për Reformën Zgjedhore.Keshtu i eshte kunderpergjigjur opozita maxhorances e cila nje dite me pare beri publike amendamentet e saj per reformen zgjedhore. pd nepermjet bashkekryetari te reformes oerd bylykbashi i ka kujtuar shumices se propozimet e opozites kane 7 muaj qe presin ne tavolinen e komisionit duke bere pergjegjes kryeministrin rama per bllokimin e reformes zgjehdoreEdi Rama, kjo qeveri ka sabotuar në mënyrë të qëllimshme procesin e reformës zgjedhore vetëm e vetëm që të vijmë në këtë pikë ku janë dekretuar zgjedhjet, ka filluar procesi i hartimit të listave, procese të tjera zgjedhore dhe asgjë, si asnjëherë më pare, në qeverisjen e Edi Ramës nuk është bërë për reformën zgjedhore edhe pse zgjedhjet janë tek porta. Ne platformen e saj pd vuri theksin tek nevoja per te kriminalizuar shitblerjen e votes, financimin 100% te te fushatave elektorale dhe futjen e teknologjise ne zgjedhje, dhe sipas opozites kjo platform eshte e vetmja rruge per te garantuar zgjedhje me standarte Nëse platforma e paraqitur nga Partia Demokratike nuk merret në shqyrtim urgjentisht pa vonesa të mëtejshme nuk ka asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 Qershor të vitit të vjen. Prandaj ne do të insistojmë që kjo platformë të shqyrtohet dhe të trajtohet sa më parë. Të gjitha pretendimet apo propozimet që bëjnë partitë e maxhorancës nuk kanë asnjë lloj synimi për të trajtuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Komisionit te reformes zgjedhore i perfundoi te premten mandati por puna e tij do te shtyhet me 2 muaj per tu dhene paleve nje mundesi per te permiresuar ligjin electoral. megjithate ashtu sic eshte bere e qarte pergjate gjithe ketij viti mundesia per kompromis duket e larget. hera e fundit qe shqiperia beri reforme zgjedhore ishte ne vitin 2012 dhe asokohe kodi electoral u ndryshua 11 muaj para zgjedhjeve ndersa tani nga dita e votimit na ndajne vetem 6 muaj.