Report TV - OSHEE padit firmën private,punimet pa leje lanë pa drita 2500 abonentë

Report TV 2016-12-08

Views 0

Përsëritet fenomeni i dëmtimit të linjave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), kësaj here nga individë të papërgjegjshëm, të cilët po punonin në një pronë private.

Dëmi i shkaktuar në fidrin L17 la pa energji elektrike sot për 20 minuta rreth 2500 abonentë. Dëmi u shkaktua nga ndërhyrja në trasenë kryesore të zonës nga shtetasi Astrit Kërçiku afer ish stadiumi Qemal Stafa, për të cilin, është ngritur edhe padi nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Petraq Lika, drejtori teknik pranë OSHEE, sqaroi për Report Tv dëmin e shkaktuar nga ndërhyrjet pa leje dhe të pa përgjegjshme.

"Një punimin pa leje, është një zgjerim që bën vetë pronari i atij garazhi duke ndërhyrë në zonën përreth duke bërë zgjerime që është ndërtim pa leje dhe ndërhyn në strukturën e trasesë së rrjetit dhe e ka provokuar në të mënyrë që ajo do të dojë një investim teje të fuqishëm", shprehet Lika.

Share This Video


Download

  
Report form