Ora News - Masakra e ndërtimeve pa leje në Sarandë e Butrint, KLSH padit ish kreun e ALUIZNI-t

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

KLSH kallëzon në prokurori ish drejtorin, 2 ish përgjegjës sektori dhe 2 specialistë të drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t Sarandë.

Ata akuzohen se kanë kryer legalizime në zona të ndaluara me ligj, në zonën arkeologjike të Butrintit dhe në zona të mbrojtura mjedisore, afër rrugës kryesore, afër bregdetit, lumenjve, kanaleve kryesore, pa dokumentacion.

Në këtë mënyrë ata kanë shmangur pagesat e detyrimeve financiare, si dhe nuk kanë arkëtuar të ardhura të taksës për infrastrukturën, në vlerën 48.9 milionë lekë.

Në njoftimin për media e ardhur sot (9 dhjetor) KLSH ka renditur dhjetra raste të cilat konstatohen me shkelje dhe për të cilat ky institucion i ka kërkuar Drejtorisë së Aluiznit Sarandë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t në Tiranë, fillimin e procedurave administrative për masa disiplinore për 11 punonjës aktualë të Aluiznit Sarandë.

"Duke i konsideruar veprimet e kryera nga ish drejtuesit dhe specialistët e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Sarandë, të cilët, në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje? i ndryshuar dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementë të veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH i ka dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Sarandë, me shkresën nr. 513/9, datë 10.10.2017 Raportin Përfundimtar të Auditimit si indicie, pasi janë kryer shkelje të disiplinës financiare në vlerë 48.852 milionë lekë dhe janë cënuar interesat publike. Për pasojë, KLSH gjykon se duhet të kryhen hetime të mëtejshme, duke i dërguar Prokurorisë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse" thuhet në njoftimin e KLSH-se

Auditimi i KLSH-s në Drejtorinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Sarandë prfundoi m 17 tetor 2017. Kontrolli kishte objekt: ?Auditimi i

zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për vitin 2014-6 mujori i I-rë i vitit 2017?.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/klsh-padit-ish-kreun-r-aluizni-t-sarande-punime-ne-butrint-dhe-bregdet

Share This Video


Download

  
Report form