Report TV - Dita e Rinisë, të rinj të PD-së protestojnë: Liri, Demokraci!

Report TV 2016-12-08

Views 0

TIRANE-Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) protestuan sot para institucioneve në Ditën Kombëtare e Rinisë. Të ndarë në katër grupe, para Bashkisë, Ministrive të Brendshme, Shëndetësisë dhe Arsimit, ata kanë marshuar para disa institucioneve ndërsa para kryeministrisë zhvilluan protestën kryesore.

Prej orës 11:00 të paradites, të rinjtë me pankarta ??Liri-Demokraci?? nisen protestat, me parakalime dhe thirrje para Ministrisë së Shëndetësisë, Arsimit, përpara Bashkisë së Tiranës e ne fund para godinës së kryeministrisë.

Të rinjtë e PD-së kanë vendosur një arkivol para ministrisë së Shëndetësisë në shenjë proteste, ndërsa duke protestuar përpara ministrisë së Arsimit ata kërkuan dorëheqjen e ministres Nikolla nga posti i saj.

Share This Video


Download

  
Report form