KURBIN-Rreth 2 mijë banorë të fshatit Shpërdhet të Kurbinit, kanë mbetur të izoluar thuajse plotësisht për shkak të dëmtimit të rrugës që lidh këtë fshat me qytetin e Mamurrasit.
Vërshimi i ujërave nga reshjet e fundit të shiut të një muaji më parë e bënë të pakalueshme rrugën, ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë për riparimin e saj.