Zyrtarisht kemi hyrë në muajin e festave. Shumë prej qyteteve në Shqipëri kanë ndezur dritat duke i uruar mirëseardhjen festimeve të fundvitit.
Berati jo vetëm ka ndezur dritat e festës por hapi edhe siparin e aktiviteteve që priten të zhvillohen gjatë këtij muaji.
Kryetari i bashkisë Petrit Sinaj ftoi të gjithë qytetarët të jenë prezente në qendër te qytetit, për të ndjekur aktivitetet kulturore dhe për të festuar së bashku.
Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndihet edhe në qytetin e Fierit. Sheshi Nënë Tereza është ndricuar nga dritat që rrethonin pemën e Krishtlindjeve dhe jo vetëm .