Ahmeti: VMRO nuk na tremb - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Kërcova, kreu i partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti i ka kthyer nje përgjigje ish-kryeministrit Gruveski, i cili kishte kërkuar 63 mandate per te mos pasur nje kryeministër shqiptar.Ali Ahmeti: Nëse dikush mendon te na frikësoje me 63 mandate ne themi se syri e qerpiku nuk na është dridhur nga tanket e jo nga mandatet. Por ne duam qe shqiptaret te jene bashke, te mos ndahen sic pretendojnë disa grupe. Prandaj u kërkoj shqiptareve te bashkohen pas misionareve.Ahmeti tha se përçarja e votës se shqiptareve do te çonte ne defaktorizimin e tyre. Ndërsa kryetari i PDSH, Menduh Thaçi premtoi serish amnisti per shqiptaret qe mbahen padrejtësisht ne burgje.Menduh Thaçi: Amnisti për të gjitha borxhet e shqiptarëve dhe amnisti për të gjithë shqiptarët të cilët për motive politike kane mbushur burgjet.Edhe dy partitë kryesore maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM vijuan fushatën me takime me zgjedhësit. Lideri i opozitës Zoran Zaev premtoi ne Kriva Pallanke se Maqedonia do te jete nena e te gjithëve.

Share This Video


Download

  
Report form