Koalicioni BDI - VMRO - DPMNE - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Më parë Maqedonia duhet të sigurojë anëtarësimin në NATO dhe më pas të flasim për të drejtat e shqiptarëve". Kështu e ka argumentuar zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, vendimin e BDI-së për të kushtëzuar me çështjen e integrimit në NATO partinë fituese maqedonase VMRO-DPMNE. Osmani tha se ky është një kusht gjashtëmujor i imponuar edhe nga situata aktuale në Ukraine, por shtoi se BDI-ja nuk do të tërhiqet nga premtimet në fushatë. Të shtunën, BDI dhe VMRO-DPMNE njoftuan paktin prej dhjete pikash, që qëndronte në themel të koalicionit të ri qeveritar. Mediat në vend e cilësuan si një dorëzim pa kushte të BDI-së përballe partisë së Gruevskit. Gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale BDI-ja kërkoi bojkot të procesit për shkak të dështimit për arritjen e një presidenti konsensual.

Share This Video


Download

  
Report form