http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Saga e negociatave ne Maqedoni per formimin e qeverise se re ka prodhuar dezinformim ne Shqipëri, duke i bere qesharake jo vetëm disa media te rëndësishme e portale online ne Tirane, por edhe disa politikane, e madje edhe Partine Demokratike qe ka përshëndetur zyrtarisht përmes nje deklarate arritjen e nje marrëveshje me BDI-se dhe VMRO-se per qeverinë.Partia Demokratike i uron suksese qeverise së re në Maqedoni dhe premton se nesër në qeverisje të vendit do të jetë një partnere serioze për të realizuar projektin madhor të integrimit euroatlantik të rajonit tonë si një rrugë e sigurte e forcimit të paqes e stabilitetit në të.Ky nxitim per te konfirmuar dhe uruar nje marrëveshje te paqene, nxori me ne pah synimin e opozitës shqiptare per nje koalicion VMRO-BDI. Kjo ndodhi teksa kryesia e BDI vazhdonte bisedimet e ne kohen kur debati me i madh ishte tek roli i Gruevskit këto vite ne raport me shqiptaret, qe i çoi deri dhe ne pragun e nje lufte civile me rastin e Kumanovës. Per ketë arsye, ne faqen e Partisë Demokratike ne FB, ku u shpërnda deklarata, ka patur reagime dhe indinjate nga gazetare e qytetare te Maqedonisë, qe e akuzojnë kete parti per mungese totale serioziteti. Te futur ne nje gare për gjoja lajmin e fundit ekskluziv, mediat, edhe pse me korrespodentë ne Shkup apo Tetove, kane dale bllof, duke dezinformuar publikun e duke shkaktuar konfuzion. Ato bene pjese te kësaj loje edhe politikane si Pandeli Majko, Tritan Shehu, etj, qe kane reaguar ne profilet e tyre sociale duke përshëndetur nje marrëveshje te paqene. Gjithçka ka ndodhur ne kohen kur kryesia e BDI-se ishte e mbledhur prej orësh te tera, por nuk kishte dale me nje qëndrim apo deklarate publike per arritjen ose jo te marrëveshjes. Kjo rezultoi me pas një ?fake news?, lajm i rreme, i shpërndare me shpejtësi ne internet e mediat sociale, por tani ajo qe mbetet është realiteti: Maqedonia është ende pa qeveri.