Manjani: Vendimi i gjyqtarit Selmani me probleme

RTV KLAN 2016-12-06

Views 28

Ministria e Drejtësisë përfundon hetimin administrativ ndaj gjyqtarit të Fierit, Ergys Selmani, i cili mori vendimin për urdhërin e mbrojtjes për Liljana Rukon, e vrarë të shtunën e kaluar nga bashkëshorti i saj. Ministri Ylli Manjani thotë se urdhri i mbrojtjes, dhënë nga gjyqtari ka shumë probleme, për këtë, ai do të jetë subjekt i një procedimi disiplinor krahas atij penal, i cili ka filluar.

Manjani ka kritikuar ashpër vendimet e gjyqtarëve për urdhërat e mbrojtjes. Sipas tij është e patolerueshme që dhunuesi dhe viktima të vazhdojnë të qëndrojnë në një banesë.

Gjyqtari Ergys Selmani akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe se nuk ka zbardhur në kohë vendimin për urdhërin e mbrojtjes ndaj Liljana Rukos.
Për rastin reagoi dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha se urdhëri i mbrojtjes nuk mbërriti asnjëherë në polici, duke bërë që ky rast mos të ndiqej siç duhej nga blutë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS